Hysni Ismaili mbrëmë në Kërçovë u takua me mërgimtarin e mirënjohur shqiptar nga Zvicra, z. Sadulla Tika

Ministri i Kulturës, aktualisht kandidat për deputet nga zona 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, mbrëmë pas tubimit qendror të koalicionit “TASH është koha”, ka realizuar takim me mërgimtarin e mirënjohur nga Kërçova, Sadulla Tika, i cili para do kohe ka lënë Zvicrën duke u kthyer në vendlindjen e tij, fshati Cërvicë të komunës së Kërçovës. z. Sadulla Tika, u kthye në vendlindje për të kontribuar në ndryshimin e shumëpritur të 15 korrikut në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“ Mbrëmë, kisha rastin që të takohem me mërgimtarin e mirënjohur shqiptar nga Zvicra, Sadulla Tika.
z. Sadulla është nga fshati Cërvicë e Komunës së Kërçovës. U kthye nga Zvicra, vetëm të kontribuon për ndryshimin e shumëpritur të 15 korrikut”, ka shkruar Hysni Ismaili.