Afrim Gashi sonte qëndroi në Butel: Më 15 korrik hapim kapitullin e ri te politikës

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sonte së bashku me partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”, ka mbajtur tubim në Butel të Shkupit.
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalimin që ka mbajtur gjatë tubimit në Butel, ka folur për mendësinë e re politike që duan t’i japin politikbërjes shqiptare në vend.
” Tash është koha ku ne duhet të flasim për fisnikrimin në politikë. Është koha që njerëzit e sinqertë të flasin për politikë.
Kthesa e madhe te shqiptarët do të ndodh më 15 korrik. Është koha që politikanët të jeni në shërbim të popullit. Ata që mendojnë të hyn në politikë duhet të japin, e jo të marrin diçka nga politika. Më 15 korrik hapim kapitullin e ri te politikës. Shqiptarët nga Likova e deri në Manastir janë të vendosur për ndryshim”, ka thënë Afrim Gashi.

TASHështëkoha
Rretho numrin 5