Koalicioni “TASH është koha” mbajti tubimin në Studeniçan – Skender Rexhepi – Zejdi: Koalicioni Alternativa – Aleanca është ekipi fitues i 15 korrikut

Koalicioni “TASH është koha” mbajti tubimin në Studeniçan – Skender Rexhepi – Zejdi: Koalicioni Alternativa – Aleanca është ekipi fitues i 15 korrikut

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit, ka mbajtur tubim në komunën e Studeniçanit.
Gjatë këtij tubimi, banorët e Studeniçanit, u njoftuan mbi platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”dhe entuziazmin për fitore të 15 korrikut nga koalicioni AAA – ASH, ndryshe e njohur edhe me emrin koalicioni “TASH është koha”.
” Dy figurat kombëtare dhe fetare që simbolizojnë rezistencën e Karshiakës, e veçanërisht të Studeniçanit, janë Azem Morana dhe hoxhë Ataullah efendiu. Fatkeqësisht, kaluan gati një shekull dhe ende nuk u plotësuan ëndrrat e dy figurave. Ata luftuan për parandalimin e migrimit nga vendi, ndërsa ne ende edhe pas 100 viteve flasim për parandalim të migrimit. Ata luftuan për arsim cilësor, ndërsa këta pushtetarë na shkatërruan arsimin. Duhet t’ua kthejmë shqiptarëve krenarinë. Ne jemi koalicioni dhe ekipi, që me 15 korrik do e sjellim ndryshimin tek shqiptarët”, ka thënë Skender Rexhepi – Zejdi gjatë tubimit në Studeniçan.
Pas tubimit në Studeniçan, Skender Rexhepi – Zejdi, ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave: Krushopek dhe Gërçec të Sarajit, ku u fol mbi situatën ekonomike të shqiptarëve dhr konceptin zgjedhor “shtet për të gjithë”.

TASHështëkoha
Rretho numrin 5