Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili sot realizoi takim me banorët e fshatit Sellcë dhe banorët e Reçica e Madhe të Tetovës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me banorët e fshatit Sellcë të Malësisë së Tetovës dhe Reçicës së Madhe në Tetovë.
Gjatë këtyre takimeve me banorët e kësaj ane, u fol mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët tashmë një kohë të gjatë. Qyteti i Tetovës ka kohë që jeton me probleme të paszgjidhura disavjeçare, siç janë: kanalizimi, uji i pijshëm, ndriçimi, intrastruktura etj.
Platforma zgjedhore “Shtet për të gjithë” do të angazhohet për shtet të së drejtës dhe investime kapitale për venbanimet shqiptare.
Tash është koha për ndryshim.

TASHështëkoha

Voto 5