Afrim Gashi sonte nga tubimi qendror në Kërçovë: Bashkërisht të bëjmë kthesën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Afrim Gashi sonte nga tubimi qendror në Kërçovë: Bashkërisht të bëjmë kthesën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sonte së bashku me partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”, ka mbajtur tubim qendror në qytetin e Kërçovës.
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalimin që ka mbajtur gjatë tubimit në Kërçovë, ka porositur që të shfrytëzohet maksimalisht koha e mbetur deri në zgjedhje, për të bindur qytetarët që të dalin në votime. Ai u shpreh se, duhet të shfrytëzohet çdo moment “që të trokasim në ndërgjegjjen e qytetarëve që t’i ftojmë që bashkë me neve, me partitë tona, me përkrahësit tanë dhe me shumë shqiptarë që e duan të mirën e shqiptarëve, bashkërisht të bëjmë kthesën e madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së
Veriut, fitoren e madhe të 15 korrikut”.
“Grupi i parë të cilit dua t’i drejtohem sot nga Kërçova është grupi neglizhent, indiferent dhe të cilit ende janë në hamendje a të dalin të votojnë a jo. Ju lutem vëllezër dhe motra, nëse keni pak dëshirë për ta parë këtë vend të avancuar, ju lutem dilni më 15 korrik dhe na mbështetni. Ju lutem ta keni parasysh se hamendja dhe indiferenca në këtë kohë është armiku i ndryshimit. Nëse ju nuk dilni të votoni do të na pengoni neve që ta bëjmë ndryshimin, ndërsa do t’i ndihmoni keqbërësit që ta vazhdojë degradimin e çdo vlere që po bëjnë 18 vite me radhë”, është shprehur Gashi.

TASHështëkoha

Voto 5