Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili sot realizoi takim me afaristët e mirënjohur nga Tetova

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me afaristët e mirënjohur nga Tetova. Pas takimit me anëtarët e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM – Tetovë, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, së bashku me partnerët e koalicionit, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kandidatët për deputet nga zona 6 të koalicionit “TASH është koha”, kanë realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë afatiste “Renova” me seli në Xhepçishtë të Tetovës, kompaninë e mirënjohur “Vezë Sharri” dhe kompaninë ” Kokrra e Artë”.
Gjatë këtyre takimeve, u fol mbi investimet kapitale dhe planin ekonomik të koalicionit “TASH është koha” mbi investimet në kompanitë shqiptare në vend.
Koalicioni “TASH është koha” në platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”, do të angazhohet që brenda 4 viteve qeverisje të hap 25 000 vende të reja pune.

TASHështëkoha

Voto 5