Afrim Gashi sot ishte në lagjen ” Tophane” të komunës Çair

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot së bashku me partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”, ka qëndruar në lagjen “Tophane” të komunës Çair.
Gjatë ditës, Gashi së bashku me përfaqësuesit e koalicionit dhe kandidatët për deputet, në lagjen ” Mahalla Tophane”, mori pjesë në konak – bashkëbisedim me banorët e lagjes, ndërsa pas kësaj bashkë me aktivistët dhe simpatizantët e koalicionit “TASH është koha”, realizuan marshin elektoral duke përmbyllur aktivitetin ditor me tubim para banorëve të Fushë Tophanes në Çair.
“Do të punojmë me zellë dhe vullnet për ndryshim. Qëllimi jonë është të ndërtojmë “shtet për të gjithë” ku barazia do të jetë kryefjala e qeverisjes sonë gjatë mandatit 4 vjeçar. Ne gjithashtu do të angazhohemi edhe për rritje të rrogave, ku do të kërkojmë që rroga e arsimtarit të jetë e barabartë me rrogën e deputetit. Ardhmëria dhe fitorja do të jetë e jona. 15 korriku do të jetë fitorja e madhe për shqiptarët”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

TASHështëkoha

Voto 5