Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, realizoi takim me banorët e Gazibabës të komunës Çair

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit ka realizuar takim me banorët e lagjes Gazibaba të komunës Çair.
Me këtë rast, gjatë qëndrimit në Gazibabë u vizituan nëndegët: “Liria”, “Bajram Shabani”, dhe “Sahat Kulla”, ndërsa në lagjen “Karadak Mahallë” u mbajtë konak, ku banorët e këtyre lagjeve për së afërmi u njoftuan mbi platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”.
” Vendi jonë ka nevojë për reforma të rëndësishme shoqërore dhe politike. Sistemi i drejtësisë duhet të ndryshojë – njëherë e përgjithmonë duhet t’i japim fund drejtësisë selektive në vend.
Na duhet reforma dhe ndryshime në shumë sfera në jetë, ne kemi nevojë për arsim cilësor, infrastrukturë moderne dhe shtet të së drejtës. Shqiptarët ende vuajnë për rrugë – infrastrukturë, kanalizime, ujë të pijshëm etj. Fatkeqësisht, shqiptarët ende vuajnë për gjëra elementare të mbijetesës. Andaj, më 15 korrik, ju ftojë që gjithë bashkërisht t’i themi po ndryshimit. Tash është koha e fundit për ndryshim”, ka thënë Skender Rexhepi – Zejdi.

TASHështëkoha
Rretho numrin 5