Afrim Gashi sot ka qëndruar në takim me banorët e Tanushës, Llopatit, Sopotit dhe Rramanlisë të Kumanovës

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot ka qëndruar në takim me banorët e Tanushës, Llopatit, Sopotit dhe Rramanlisë të Kumanovës.
Së bashku me Afrim Gashin, pjesë e këtyre takimeve ka qenë edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, përfaqësues dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane u fol mbi situatën socio-ekonomike me të cilat ballafaqohen shqiptarët e vendit, tash e një kohë të gjatë.
” Homazhet që i bëmë tek varrezat e dëshmorëve, duhet çdo politikanë që merr votë shqiptare, të vjen e t’i përkujton dëshmorët tanë të parë, të cilët derdhën gjak për barazinë e shqiptarëve në Maqedoni. Pa i përkujtuar këta dëshmorë dhe pa i përkujtuar ngjarjet e kaluara, asnjë politikanë nuk mund të jetë rahat me ndërgjegjen e tij kombëtare dhe fetare, në funksion të arritjes së barazisë të shqiptarëve në këtë vend. Pushtetarët e luftës të cilën erdhën në pushtet pas 2001-shit, fatkeqësisht nuk arritën që shqiptarët të fitojnë barazinë e plotë në këtë shtet. Mendoj, se tash është koha që politikisht, me përkrahjen e juve, dhe përkrahjen e popullit të arrijmë barazinë e plotë me betejë politike aty ku duhet, në parlament dhe me vota”, ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë takimit me banorët e Sopotit.
Njëra nga pikat programore ‘’Shtet për të gjithë’’ të koalicionit AAA-ASH, ka për qëllim barazinë e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend.
Ndryshe, koalicioni TASH është koha , sonte pritet që të mbajë tubim qendror në Kumanovë, ku mysafirë nga Vetëvendosja pritet që të jetë Glauk Konjufca.
TASH është koha
Rretho numrin 5