Afrim Gashi sonte qëndroi në Kumanovë: Më 15 korrik do ta sjellim ndryshimin

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sonte së bashku me partnerin e koalicionit Ziadin Sela, përfaqësues dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”, mori pjesë në tubimin qendror në Kumanovë.
Gjatë fjalimit të tij, Gashi foli mbi Kumanovën heroike të mbijetesës shqiptare, arsimin cilësor dhe vullnetin e popullit për ndryshim
“Vite me radhë shqiptarët duke parë agonin e degradimit në pothuajse të gjitha sferat e jetës me ngulmë e kanë dashur ndryshimin.
“Disa vite me radhë ata votuan opozitën. Ajo që është pritë gjatë kohë prej shqiptarët, bashkimin e subjekteve politike shqiptare e bëmë unë e Ziadini, e bëri Aleanca dhe Alternativa, e bëmë të gjithë ne. Gjithë shqiptarët kërkuan prej ne të mos merremi me kundërshtarët por të merremi me platformën dhe të zgjidhim problemet e tyre. Andaj ne e dëgjuam edhe këtë zë, e bëmë edhe platformën dhe kemi dalë, tash është koha me 15 korrik, radhën e keni ju”.
Ne flasim me ofertë reale para qytetarëve – duke ofruar shtet të së drejtës, investime kapitale dhe barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Ndryshimi do të vjen më 15 korrik – ky ndryshim është kërkesë e popullit.

TASHështëkoha
Rrrtho 5