Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, realizoi takim me banorët e komunës Saraj

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit ka vizituar fshatrat: Arnaqi, Semenishtë, Bukoviq, Llaskarcë, Bojanë, Kopanicë dhe Sfillare e Poshtme të komunës së Sarajit.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi problematikat reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, krizën socio-ekonomike dhe fenomenin e shpërnguljes nga vendi të familjeve shqiptare.
“Platforma jone nuk përmbanë ëndërr, por realitet.
Platforma zgjedhore “Shtet për të gjith”, bazohet në 6 shtylla kryesore:

  • Do të kujdesemi për shtetësinë e qytetarëve, ku angazhimi jonë do të jetë të përfundojmë problemin e shtetësisë brenda 100 ditëve qeverisje. 
  • Do të kujdesemi për infrastrukturë moderne në çdo vendbanim shqiptarë
  • Ne do të investojmë 100 milionë euro për investime kapitale në zonat shqiptare
  • Do të investojmë në shkolla moderne dhe arsim cilësor edhe për vendet rurale etjm
    Ne kemi ministër shqiptar të arsimit, që në vendet shqiptare Çashkë, Veles dhe Manastir, fëmijëve shqiptarë u pamundëson të drejtën e zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe.
    Gjatë qeverisjes sonë planifikojmë tê hapim 25 000 vende të reja të punës, që rinisë dhe fëmijëve tanë t’i mundësojmë një ardhmëri të shëndosh në këtë vend.
    Ne jemi ata që shqiptarëve do i’a kthejmë dinjitetin, krenarinë dhe buzëqeshjen”, tha Skender Rexhepi – Zejdi.

TASHështëkoha

Voto 5