Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët e Kërçovës, Labunishtës dhe Strugës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, sonte së bashku me partnerët e koalicionit, realizoi takim me banorët e Kërçovës, Labunishtës dhe mori pjesë në tubimin qendror të koalicionit “Tash është koha” në Strugë. Gjatë këtyre takimeve, u bisedua mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët, dhe shqiptarët në veçanti, ku u theksua se shteti nuk është i barabartë me gjitha etnitë në vend.
” Shteti nuk po funksionon ashtu siç duhet, sepse kemi drejtësi selektive në këtë vend. Raste të montuara për shqiptarët dhe drejtësi selektive.
Qytetarë, të kaluarën e dini, nuk kemi kohë të flasim për dështimet e BDI-së dhe të kaluarën politike shqiptare. Tash është koha të bëjmë ndryshimin. Është koha e fundit që t’i themi stop politikës anti-shqiptare të BDI-së. Më 15 korrik numri 5 është ndryshimi”,ka thënë Hysni Ismaili.

TASHështëkoha

Voto 5