Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, realizoi takim me banorët e komunës Sopishtë

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit ka vizituar fshatrat: Patishka Rekë, Sveta Petkë, Çiflik të komunës së Sopishtë.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi problematikat reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, krizën socio-ekonomike dhe fenomenin e shpërnguljes nga vendi të familjeve shqiptare.
“Dalëngadalë po ndryshon sistemi i të menduarit.
“Jehona e fitores së 15 korrikut thellë po ndihet edhe në Patishka Rekë, Çiflik dhe Sveta Petkë.
“Ne brenda një viti premtojmë ndryshime rrënjësore në drejtësi, arsim, shëndetësi si dhe ndryshime ne mirëqenien ekonomike. 
Qëllimi i koalicionit “Tash është koha” është zgjidhja për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët dhe të tjerët, prandaj ju ofrojmë program real për zgjidhjen e problemeve, ndërsa të tjerët ofrojnë pozicion për arsye se qëllimi i tyre është që përmes atyre posteve të pasurohen dhe t’i pasurojnë grupet e tyre të interesit ashtu siç kanë bërë 18 vite,  prandaj kanë si ofertë ëndrra me kryeministër.
Ne jetojmë dhe bashkëjetojmë edhe me të varfërinë edhe me të persekutuarin, edhe me te burgosurin e pafajshëm, prandaj ne do të jemi ata që do t’i parandalojmë ata që degraduan shqiptarët. Ne do jemi ata që me vepra konkrete dhe reale do u’a kthejmë dinjitetin çdo shqiptari, që nga Llojani deri në fshatrat më të thella të Manastirit. 

TASHështëkoha

Voto 5