Afrim Gashi realizoi takim me banorët e Labunishtës dhe tubim qendror në Strugë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas takimit dhe marshit elektoral që realizoi me banorët e Kërçovës, agjendën e takimeve kryetari Gashi e ka vazhduar në takim me banorët e Labunishtës. Pas takimit me banorët e kësaj ane, Gashi mori pjesë në tubimin qendror të koalicionit “TASH është koha” në Strugë.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane u fol mbi situatën socio-ekonomike me të cilat ballafaqohen shqiptarët e vendit, tash e një kohë të gjatë.
” Sot patriotizmi dhe akti më i lartë patriotik për shqiptarët është t’u sigurojmë kushte të mira elementare për ekzistencë dhe mbijetesë. Akti më i lartë patriotik është nëse sot arrijmë që t’a ndalim një të ri mos të ik nga vendlindja”, tha Gashi.
Ju qytetarë të nderuar, të kaluarën e dini mirë, ata nuk mund të bëjnë ndryshim. Gjatë 18 vjet qeverisje ata na dështuan në çdo sferë, na degraduan dhe e nënçmuan çdo shqiptarë nga Likova deri në Strugë. Jemi dëshmitarë se shqiptarët kërkojnë ndryshim. Ndryshimi do të vjen më 15 korrik – ky ndryshim është kërkesë e popullit.

TASHështëkoha

Voto 5