Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët e komunës së Tearcës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, sonte së bashku me partnerët e koalicionit, realizoi takim me banorët e komunës së Tearcës, me ç’rast u vizituan fshatrat: Nerashtë, Dobroshtë, Përshefcë, Tearcë dhe tubim në Sllatinë të Tearcës. Gjatë takimeve me banorët e komunës së Tearcës, u bisedua mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët, dhe shqiptarët në veçanti, ku u theksua se shteti nuk është i barabartë me gjitha etnitë në vend.
” Shteti nuk po funksionon ashtu siç duhet, sepse kemi drejtësi selektive në këtë vend. Raste të montuara për shqiptarët dhe drejtësi selektive. Duhet t’i themi mjaftë më drejtësisë selektive. Partia shqiptare e cila tash më 18 vite është në pushtet, çdoherë po na mashtron dhe në çdo cikël zgjedhor po na kërkon mbështetje. Edhe sa herë duhet që BDI t’i mashtëroj shqiptarët? 12 km rrugë Shkup – Bllacë në çdo cikël po e premtojnë dhe po na tradhtojnë. Kjo është e tepër, duhet t’i themi stop premtimeve mashtruese. Qytetarë, të kaluarën e dini, nuk kemi kohë të flasim për dështimet e BDI-së dhe të kaluarën politike shqiptare. Tash është koha të bëjmë ndryshimin. Me numrin 5 ju do t’i thoni po të ardhmes dhe shtetit të së drejtës”, ka thënë Hysni Ismaili.

TASHështëkoha

Voto 5