Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, qëndroi në Karshiakë – u vizituan fshatrat e komunës së Studeniçanit

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit ka vizituar fshatrat: Koliçan e Epërme, Koliçan të Poshtëm (hapja e shtabit), Draçevicë dhe Batincë të komunës së Studeniçanit zona e Karshiakës.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi problematikat reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, krizën socio-ekonomike dhe fenomenin e shpërnguljes nga vendi të familjeve shqiptare.
“Qëllimi i koalicionit “Tash është koha” është zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët ne Komunën e Studeniçanit, si në Koliçan të Epërmë, ashtu edhe në Koliçan të Poshtëm, Batincë etj.
Në platformën tonë zgjedhore “Shtet për të gjithë”, do të angazhohemi t’i realizojmë këto synime politike:

  • Ne do të hapim 25 mijë vende pune për të rinj shqiptarë
  • brenda 100 ditëve do të angazhohemi që edhe shqiptari i fundit në këtë shtet të fitojë shtetësinë,
  • Do të përmirësojmë arsimin, shëndetësinë, drejtësinë.
    Përzgjedhja asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë dhe më e qartë, mjafton të përkrahni programin tonë ” SHTET PËR TË GJITHË” dhe të votoni koalicionin AAA & ASH. Tash është koha për ndryshim”, ka thënë Rexhepi.

TASHështëkoha

Voto 5