Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “TASH është koha” Hysni Ismaili qëndroi në Dibër – Ismaili: Tash është koha e ndryshimit

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, sonte së bashku me partnerët e koalicionit, qëndroi në qytetin e Dibrës. Para aktivistëve dhe simpatizantëve të koalicionit “Tash është koha”, kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore, aktualisht ministër i Kulturës, Hysni Ismaili, në fjalimin e tij tha: ” Gati 18 vite po vuajmë nga degradimi i shqiptarëve në të gjitha sferat. Pushtetarët shqiptarë që tashmë 18 vite janë në qeveri qendrore por edhe lokale, degeaduan gjithçka që ishte shqiptare. Andaj, mendoj që sot ka ardhur koha t’i themi stop degradimit shqiptarë. Shqiptarët tash kanë nevojë për ndryshim. Ndryshimi vjen me ne – me koalicionin tonë, me programin tonë “Shtet për të gjithë”. Tash është koha për shtet të barabartë, shtet të së drejtës, arsim cilësor, ekonomi të zhvilluar dhe shëndetësi moderne profesionale”, ka thënë Ismaili.

Tashështëkoha

Rretho numrin 5