Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi vizitoi fshatrat e komunës Saraj

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit ka vizituar fshatrat: Vorcë dhe Radushë, Rashçe (hapja e shtabit), Sfillare e epërme, Sfillare e poshtme, Kondovë (hapja e shtabit) dhe Llokë të komunës Saraj.


Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi problematikat reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, krizën socio-ekonomike dhe fenomenin e shpërnguljes nga vendi të familjeve shqiptare.


” Shpërngulja e të rinjve nga vatrat tona është njëra ndër dhimbjet më të rënda, që jemi duke përjetuar ne si komb – shqiptarë në këtë vend. Ikja e të rinjve po na pikëllon çdo ditë e më tepër gjithë ne. Tash është koha t’i themi stop migrimit, e po ndryshimit”, ka thënë Rexhepi.
Gjatë hapjeve të shtabeve lokale në dy fshatrat: Rashçe dhe Kondovë, Skender Rexhepi – Zejdi, foli mbi aktivizimin politik dhe strukturor të koalicionit “Tash është koha”. Rëndësia e zgjedhjeve të 15 korrikut është jetike për fatin e popullit shqiptarë në këtë vend. Kërkojmë angazhim maksimal nga gjithë aktivistët e koalicionit AAA – ASH, deri më 15 korrik të drokasim çdo derë dhe të bisedojmë me çdo qytetarë. Dita e 15 korrikut është dita kur do të fiton liria dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5