Kandidati i koalicionit “Tash është koha” nga zona 6 zgjedhore, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët e komunës së Zhelinës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore të koalicionit Alternativa – ASH, Hysni Ismaili, nuk ka të ndalur në terren.  Kandidati i koalicionit “Tash është koha”, Hysni Ismaili së bashku me partnerët e koalicionit, sot realizuan takim me banorët e Komunës së Zhelinës, me ç’rast u vizituan fshatrat: Debercë, Trebosh, Pallaticë dhe Zhelinë të kësaj ane. Ismaili para banorëve të kësaj ane kërkoi mbështetje që proceset ti çojnë përpara e proceset sipas tij, shkojnë përpara vetëm me fuqinë e votës së qytetarëve më 15 Korrik. “Tash është koha për t’u dhënë shqiptarëve shpresë. Kërkojmë mbështetje për t’i çuar përpara proceset. Ne nuk ëndërrojmë, por punojmë. Nuk premtojmë, por japim rezultate. Në Ministrinë e Kulturës kemi dëshmuar se dimë të punojmë me ndershmëri”, theksoi mes tjerash kandidati për deputet, Hysni Ismaili. Ismaili ua përkujtoi qytetarëve të Debërcës, Treboshit, Pallaticës, Zhelinës dhe Strimnicës, premtimet 18 vjeçare të partisë që po aq vite i ka pasur krejt pushtetet e nuk i ka realizuar sot e kësaj dite. “Ata premtuan se do ta shpojnë Sharrin e do të dalin në Prizren, por gënjyen. Premtuan investime, premtuan barazi, arsim dhe shëndetësi cilësore, por nuk realizuan asgjë. Ne kërkojmë të drejtat tona, ndërsa nuk mohojmë të drejtat e tjetërkujt, prandaj na duhet fuqia e votës suaj”, përfundoi Ismaili. #TASHështëkoha Rretho numrin 5