Forumi Rinor bashkë me Forumin e Gruas të koalicionit AAA-ASH – Çair realizuan aktivitetin e shpërndarjes së fletushkave në Çarshi të Shkupit

Forumi Rinor së bashku me Forumin e Gruas të AAA-ASH, sot kanë realizuar aktivitetin e shpërndarjes së fletushkave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Gjatë këtij aktiviteti, u bë shpërndarja e fletushkave me programën zgjedhore “Shtet për të gjithë”, me ç’rast qytetarët u njoftuan për së afërmi me 6 shtyllat kryesore të programës zgjedhore.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe kandidatja për deputet në zonën 1 zgjedhore të koalicionit “Tash është koha”, Visara Riza.

#Tash është koha

Rretho numrin 5