Afrim Gashi sot qëndroi në Çair – bashkëbisedoi me qytetarët tek Parku i Çairit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot së bashku me partnerët e koalicionit “TASH është koha” (Alternativa – Aleanca për Shqiptarët”, realizoi takim me banorët e lagjes: “Dizhon”. Gjatë takimit u fol mbi situatën politike dhe sociale në vend, shpërnguljen e të rinjve nga vendi dhe programin zgjedhor “Shtet për të gjithë”. Agjenda e takimeve të Gashit vazhdoi me bashkëbisedimin që kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me bartësin në njësinë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, bashkë me parnerët e koalicionit AAA -ASH, realizuan bashkëbisedim me qytetarët tek Parku i Çairit.
” Ne kemi për qëllim që t’i jetësojmë idealet dhe synimet tona për barazinë e plotë në këtë shtet. Angazhimi ynë do të jetë arsim cilësor, shtet të së drejtës, zhvillim ekonomik dhe shëndetësi profesionale”, ka thënë Afrim Gashi gjatë marshit elektoral në Parkun e Çairit.
Pas përfundimit të marshit elektoral në “Parku i Çairit, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, realizoi takim edhe me aktivistët e nëndegës “Rilindja 2”. Në këtë takim, u bisedua mbi 6 shtyllat kryesore të platformës zgjedhore “Shtet për të gjithë” të koalicionit AAA – ASH, me ç’rast u theksua se njëra ndër shtyllat kryesore të platformës mbetet të jetë barazia e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend.

Tashështëkoha

Rretho numrin 5