Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, vizitoi lagjet e Çairit: “Duqanxhik”, “Çairçanja” dhe bashkëbisedoi me qytetarët në Parkun e Çairit

Bartësi në njësinë 1 zgjedhore nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, sot qëndroi në Çair, ku bashkë me parnerët e koalicionit, realizuan takim me banorët e lagjeve: “Duqanxhik” dhe “Çairçanja”. Gjatë këtyre takimeve, me banorët e këtyre lagjeve, u bisedua mbi problematikat reale me të cilat ballafaqohen çairasit, me ç’rast u fol edhe mbi programën zgjedhore “TASH është koha”. Pas përfundimit të takimeve me banorët e dy lagjeve: “Duqanxhik” dhe “Çairçanja”, Skender Rexhepi – Zejdi, takimet në terren i vazhdoi në bashkëbisedim me qytetarët në Parkun e Çairit.
” Fryma e fitores është afër dhe ne jemi të bindur se 15 korriku do të jetë dita e shpresës dhe ndryshimit. Entuziazmi dhe vullneti për ndryshim dita ditës po shtohet dhe fuqizohet. Platforma “Shtet për të gjithë” ka për qëllim barazinë e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend”, ka thënë bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni “TASH është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5