Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi mori pjesë në hapjen e Shtabit Komunal të Çairit – u realizua takimi edhe me nëndegën “Rilindja 1”

Bartësi në njësinë 1 zgjedhore nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, sot mori pjesë në hapjen e Shtabit Lokal – Çair të koalicionit “Tash është koha”. Para shumë aktivistëve e simpatizantëve të koalicionit AAA-ASH, u fol mbi ecurinë e aktiviteteve dhe strategjinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore. Fryma e fitores shihej gjithandej, ndërsa entuziazmi për fitore tek aktivistët e koalicionit ishte i pakontestueshëm.

Agjenda e takimeve të bartësit në njësinë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, vazhdoi me takimet strukturore me nëndegën “Rilindja 1” të koalicionit AAA – ASH.

“Fryma e fitores është e padiskutueshme. Kërkesa e popullit është reale – populli kërkon ndryshim dhe ky ndryshim do të vjen më 15 korrik. Më 15 korrik përfundimisht BDI shkon në histori”, ka thënë Zejd Rexhepi para banorëve të Çairit.

#TASHështëkoha

Rretho numrin 5