Afrim Gashi si koalicion AAA-ASH sot vizituan KF “Bashkimi” – Kumanovë dhe bashkëbiseduan me banorët e komunës Likovë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili njëherazi është edhe bartës në njësinë zgjedhore 2 nga koalicioni AAA – ASH, sot ka realizuar vizitë KF “Bashkimi” – Kumanovë dhe bashkëbisedoi me banorët e komunës së Likovës.

Pas bisedës që u realizua me përfaqësuesit e KF “Bashkimi” – Kumanovë, kryetari Gashi së bashku me anëtarët e lartë të AAA-ASH, agjendën e takimeve e vazhdoi duke u bashkëbiseduar me banorët e komunës së Likovës.

Në komunën e Likovës u vizituan shtabi komunal në fshatin Orizare, fshatrat Sllupçan, Hotël dhe Nikushtak të komunës Likovë, ku banorët e kësaj ane u njoftuan për së afërmi me platformën programore “Shtet për të gjithë” të koalicionit “TASH është koha” të koalicionit AAA-ASH. Platforma programore “Shtet për të gjithë” ka për qëllim barazinë e plotë të shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend.

#Tashështëkoha

Rretho numrin 5