Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas takimeve dhe marshit elektoral në Tetovë, hapjes së Shtabit Komunal në Studeniçan, agjendën e takimeve e ka vazhduar duke u takuar me banorët e fshatit Çerkez të Kumanovës. Pas përfundimit të takimit me banorët e fshatit Çerkez – Kumanovë, Gashi gjithashtu mori pjesë në marshin elektoral që u realizua nga partnerët e koalicionit AAA – ASH dhe hapjes së Shtabit Komunal në Kumanovë.
Gjatë këtyre takimeve, u bisedua mbi padrejtësitë me të cilat po ballafaqohen shqiptarët gjatë këtyre viteve.
” Qëllimi jonë primar gjatë qeverisjes 4 vjeçare do të jetë shteti i së drejtës. Shtet të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Sistemi juridik në këtë vend është ngërçi më i madh me të cilët ballafaqohen shqiptarët. Kërkojmë dhe do të angazhohemi që në qeverisjen e re, kur do të vijmë në pushtet, të kemi Pribe 3″, ka theksuar lideri i Alternativës, Afrim Gashi.