Kandidati për deputet i koalicionit AAA – ASH nga zona 6 zgjedhore, Afan Elezi realizoi takim me Forumet e Grave të koalicionit

Kandidati për deputet nga koalicioni AAA – ASH nga zona 6 zgjedhore, Afan Elezi, sot së bashku me kandiatin për deputet Halil Snopçe, realizuan takim koordinativ me Forumet e Grave të Alternativa & Aleanca për Shqiptarët në Gostivar.
Gjatë këtij takimi, u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend, problemet reale me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare – migrimi, ekonomia dhe pabarazia etnike në shtet.
” Migrimi – shpërngulja nga vatrat tona e të rinjve tanë, është njëra ndër problemet me të cilat po ballafaqohet shoqëria shqiptare në vend. Gjatë këtyre 18 viteve, çdokujt nga ne, po i largohet ndonjë i afërm nga gjiri familjar, për të ikur diku tjetër. Janë shumë faktorë që shqiptarët po e ikin nga ky vend.
Synimi ynë është parandalimi i migrimit nga vendi. Kërkoj nga ju që t’i jepni përkrahje masovike koalicionit AAA – ASH, që më 15 korrik të dalim masovikisht e të votojmë numrin 5! Tash është koha t’a ndalim shpërnguljen nga vendi”, ka thënë kandidati për deputet i koalicionit AAA – ASH nga zona 6 zgjedhore, Afan Elezi.