Bartësi i njësisë zgjedhore 1 nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi takohet me shefat e shtabeve lokale në Saraj dhe Çair

Kandidati për deputet, bartësi i njësisë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, sot agjendën e takimeve e ka vazhduar duke u takuar me shefat e Shtabeve Lokale të Sarajit dhe Çairit.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutua mbi format, mënyrën dhe strategjinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore. Aktivizimi, entuziazmi dhe fuqia strukturore është motivi kryesor që koalicioni AlternAtivA – Aleanca për Shqiptarët do t’i jep fund politik të keqes së shqiptarëve, që quhet BDI.
Në këtë takim shkurtimisht u prezantuan 6 shtyllat kryesore të programit zgjedhor të platformës “Shtet për të gjithë” nga koalicioni Alternativa – ASH.
Euforia dhe ky entuziazëm, na jep forcë që të trokasim çdo derë, duke vizituar çdo shtëpi dhe duke pritur kthimin e gurbetçarëve në ditën e votimit – më 15 korrik.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5