Vazhdojnë takimet intenzive në terren – Hysni Ismaili u takua me banorët e lagjes “Teteks 2” të Tetovës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit AlternAtivA- Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, sot së bashku me Adnan Nezirin nga ASH, kanë realizuar takim me banorët e lagjes “Teteks 2” të Tetovës.
Gjatë takimit me banorët e kësaj lagjeje, u bisedua mbi platformën reale të shqiptarëve në vend, problemet disavjeçare të Tetovës – problemi i kanalizimit, ujësjellësit etj.
” Tetova edhe në shekullin 21 ende vazhdon të ballafaqohet me problemet serioze të saj – kanalizimi, ujësjellësi etj. Ne mendojmë që tash është koha për ndryshimin. Duhet të krijojmë standarde të reja jetësore, si në aspekt shëndetësor, ekonomik, social dhe arsimor. Ne në sferën e kulturës dëshmuam profesionalizëm, transparencë dhe meritokraci. Nuk ishte e lehtë që të ballafaqohesh me gjitha problemet në sferën e kulturës, por i’a dolëm! Durim edhe pak, më 15 korrik vjen ndryshimi i madh”, ka përfunduar kandidati i koalicionit AAA – ASH në zonën 6 zgjedhore, Hysni Ismaili.