Skender Rexhepi – Zejdi vazhdon aktivitet në terren: Çairit do i’a kthejmë shpresën – rinia shtylla kryesore e shoqërisë

Kandidati për deputet nga koalicioni Alternativa – ASH, bartësi i njësisë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me kandidatin e ASH-së që është i dyti në listë, Abdulla Saliu, kanë realizuar takim me banorët e lagjeve të Çairit: nëndegët – “Zekerija Hasani” dhe “Sami Frashëri.
Gjatë këtyre takimeve, temë e bisedës me banorët e këtyre lagjeve, kanë qenë problemet reale të qytetarëve, varfëria, çështja e infrastrukturës, problemet në arsim, shëndetësi etj. Brenga kryesore e banorëve të kësaj ane ishte çështja e krijimit të kushteve për punësime dhe parandalimi i migrimit të të rinjve nga vendi.
“Asgjë nuk bëhet me shkop magjik, mirëpo ne do t’a bëjmë të pamundurën që t’i zgjidhim këto probeleme. Komuna e Çairit ka potencial si në resurse njerëzore, intelektuale dhe morale. Ne do të angazhohemi në përmirësimin e jetës sociale, ekonomike dhe arsimore të shqiptarëve. Tash është koha për ndryshim”, ka thënë bartësi i njësisë 1 zgjedhore të koalicionit AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi.

Tashështëkoha

Rretho numrin 5