Përfundoi me sukses konventa promovuese e koalicionit Alternativa-ASH Gashi: Më 15 korrik vendosim për të ardhmen tonë si komb dhe si shtet

Në qytetin e Tetovës tek sheshi “Iliria” u mbajt konventa promovuese e koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët nën slloganin “TASH është koha”.
Nga partia e Afrim Gashit “Alternativa” fjalë rasti kishin Shefi i Shtabit Qendror i AlternAtivA-s, Bekim Sali, bartësi i njësisë zgjedhore numër 1, Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
“Fryma e fitores është në anën tonë. Nuk ka më pushim. Me këtë entuziazëm dhe zell më 15 korrik do dalim fitues me 5”, ka thënë Shefi i Shtabit Qendror nga Alternativa, Bekim Sali.
“Tetova di t’i thotë jo hajnisë dhe vjedhjes. Shqiptarët 18 vite kanë qenë kurbanë të keqqeverisjes së BDI-së, kjo parti ka qeverisur mbi projekte anti-shqiptare. Pas 15 korrikut, me qeverisjen tonë, do të vijë shteti i së drejtës”, ka thënë bartësi i njësisë zgjedhore numër 1, Skender Rexhepi – Zejdi.
“Politika për ne u bë detyrim moral, intelektual dhe historik. Tetova ka nevojë për bashkimin e votës shqiptare. Në shekullin 21 Tetova jonë ka problem me ujin dhe kanalizimin. Të mendojmë për të ardhmen tonë. Tash është koha ta bëjmë ndryshimin”, ka thënë kandidati për deputet në zonën 6 zgjedhore, ministri aktual i Kulturës, Hysni Ismaili.
“15 korriku për partitë maqedonase dhe komunitetet e tjera mund të jetë një ditë e zakonshme zgjedhore, por për neve këto janë zgjedhje plebishitare. Janë përgjigje për historinë tonë të mbijetesës dhe qëndresës.
Mendoni për të ardhmen tonë të përbashkët, për një jetë dinjitoze. Tash është koha për numrin e shkëlqyeshëm 5″, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5