Bartësi i njësisë zgjedhore 1 nga koalicioni AAA – ASH, Skender Rexhepi takohet me shefat e shtabeve lokale në Studeniçan

Kandidati për deputet, bartësi i njësisë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, pas takimit me banorët nëndegëve: “Zekerija Hasani” dhe “Sami Frashëri” në Çair, agjendën e takimeve e ka vazhduar duke u takuar me shefat e Shtabeve Lokale të Studeniçanit.
Gjatë takimit në fjalë, u diskutua mbi format, mënyrën dhe strategjinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore. Aktivizimi, entuziazmi dhe fuqia strukturore është motivi kryesor që koalicioni AlternAtivA – Aleanca për Shqiptarët do t’i jep fund politik të keqes së shqiptarëve, që quhet BDI. Euforia dhe ky entuziazëm, na jep forcë që të trokasim çdo derë, duke vizituar çdo shtëpi dhe duke pritur kthimin e gurbetçarëve në ditën e votimit – më 15 korrik. Karshiaka është bastioni i palëkundur i Alternativës.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5