Afrim Gashi takohet me lubotenasit: Më 15 korrik vjen ndryshimi – Luboteni vatra shqiptare e palëkundur

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot ka vazhduar me takime intenzive ku pas takimit me banorët e komunës Butel, Gashi ka vazhduar takimet e tij me aktivistët dhe simpatizantët e koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët në fshatin Luboten.
Gjatë takimit me banorët e fshatit Luboten, u bisedua mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane, si dhe u fol mbi zgjidhjen efikase të këtyre problemeve.
” Luboteni është vatra jonë e kahmotshme. Shqiptarët sot ende vazhdojnë të vuajnë degradimin arsimor dhe juridik në këtë vend. Duhet t’i themi stop drejtësisë selektive. Ne jemi për shtet të barazisë së plotë me konceptin “Shtet për të gjithë”. TASH është koha për ndryshim!”, ka thënë Gashi.
I pranishëm në këtë tubim, ka qenë edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, dhe përfaqësuesit e koalicionit nga ASH.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5