Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut e ka filluar nga qyteti i Kumanovës, duke u takuar me qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë të Alternativës. Gjatë takimit, Gashi, mes tjerash, tha: ” Ne do të angazhohemi që gjatë 4-vjeçarit qeveritar të synojmë përmirësimin e arsimit cilësor, shkolla dhe objekte moderne cilësore, përmirësimin e librave dhe teksteve shkollore etj. Një ndër prioritetet tona qeveritare do të jetë arsimi cilësor me rroga të larta për arsimtarët, profesorët dhe pushim pranveror për nxënësit. Çdo arsimtari e profesori, që nga niveli i arsimit parashkollor, fillor, i mesëm e deri te ai sipëror, do t’i mundësojmë rritjen e rrogave dhe pushim pranveror për fëmijët, nxënësit dhe studentët”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.