AlternAtivA dënon ashpër sulmin ndaj anëtarit të Lëvizjes Anti-Bixhoz

Në këto momente kur Republika e Maqedonisë së Veriut, po ballafaqohet me krizë pandemie, dhe kur tashmë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndjehemi tepër të shqetësuar me sulmin që ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë kryer ndaj anëtarit të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Anti-Bixhoz.

Me këtë rast, duke shprehur keqardhjen tonë, bëjmë thirrje që autoritetet përkatëse të marrin të gjitha masat ligjore, që sa më shpejtë të zbardhin këtë rast.

Për Alternativën, është shumë me rëndësi që organizatat, të cilat angazhohen për mirëqenien e popullit, të veprojnë lirshëm dhe pa asnjë pengesë në misionin e tyre.