Akademia Politike “Alternativa” i përfundoi me sukses ligjëratat javore online

Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, edhe këtë fundjavë ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike.
Këtë të shtunë ishin ligjërata e pesëmbëdhjetë me temë “Roli i grave në politikë dhe barazia gjinore” nga Ferdeze Sulejmani, dhe ligjërata e gjashtëmbëdhjetë, që u mbajt të dielën në temën “Ideali dhe politika” nga profesori universitar, Mersel Bilalli.
Tashmë një kohë të gjatë partia e Afrim Gashit “AlternAtivA” ka filluar me ciklin e aktivitetit – ligjërata online në Akademinë Politike.