Vazhdojnë ligjëratat online të AlternAtivA-s

Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, edhe këtë fundjavë ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike.
Këtë të shtunë ishte ligjërata e njëmbëdhjetë me temë “Praksisi i një filozofie politike” nga publicisti Latif Mustafa dhe ligjërata e dymbëdhjetë me temë “ Sistemi shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut” nga Visara Riza, anëtare e Kryesisë Qendrore dhe drejtore e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

“MALMED”.