AlternAtivA e Afrim Gashit vazhdon me ligjëratat online

Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, edhe këtë fundjavë ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike.
Këtë të shtunë ishte ligjërata e nëntë me temë “Korrupsioni – dukuria që e bren kombin” nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Dr. Arben Labënishti, dhe ligjërata e dhjetë me temë “Çështjet publike dhe sektori civil” nga profesori universitar dhe njëherazi edhe anëtar i KQ të AlternAtivA-s, Xhemail Çupi.
Ligjëratat online në Akademinë Politike vazhdojnë edhe javën e ardhshme.