Afrim Gashi sot do të merr pjesë në platformën “Global Summit Covid 19”

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot do të marrë pjesë në platformën “Global Summit Covid 19 – Health Politics Education Economy” të organizuar nga Northern Illinois University International Women Club’s.


Ligjërata e kryetarit të AlternAtivA-s, Afrim Gashi, do të fillojë në orën 16.50, me ç’rast kryetari Gashi do të flasë mbi situatën pandemike të Covid 19 në vend dhe rajon.


Gjithashtu, pjesëmarrës nga AlternativA në këtë platformë do të jetë edhe Visara Riza, anëtare e Kryesisë Qendrore dhe drejtore e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore “MALMED”.