AlternAtivA: Propozojmë lehtësime për bizneset dhe qytetarët e ndëshkuar

Duke e ndjekur në vazhdimësi gjendjen e krijuar si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe pasojat që po i sjell kjo krizë, AlternAtivA konstaton se pas masave restriktive të vendosura na Qeveria, për ta penguar shpërndarjen e virusit, ashtu janë goditur shumë biznese, të cilat për shkak të këtyre masave janë detyruar ta ndalin aktivitetin e tyre. Për fat të keq, për shkak të këtyre masave – në esencë qëllimmira, edhe shumë qytetarëve iu shkaktua dobësim i gjendjes së tyre ekonomike.
Nisur nga kjo, duke dashur të prodhojmë zgjidhje, sot po i prezantojmë para opinionit më të gjerë edhe tre masa të tjera, ndërsa – përmes ministrit tonë – ato do t’i dorëzohen edhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto masa kanë për qëllim daljen në ndihmë të kategorive të lartpërmendura. Ato janë:

  1. Subjektet afariste hotelerike, të gastronomisë dhe kafiteritë, të cilat – për arsye të ndryshme – i kanë shkelur masat e Qeverisë për përballje me Covid 19 dhe të cilëve u është shqiptuar gjobë për mosrespektimin e kësaj mase, kërkojmë nga Qeveria që të marrë vendim që këtyre subjekteve t’u shqiptohet masë e vërejtjes me shkrim për mosespektim të masave kundër Covid 19, me kusht që kjo të mos përsëritet më. Gjykojmë se kjo masë duhet të ndërmerret duke pasur parasysh gjendjen edhe ashtu të rënduar të këtyre subjekteve për shkak të mosfunksionimit të tyre në periudhën e pandemisë.
  2. Personave të cilëve u është shqiptuar gjobë për mosrespektimin e masave të Qeverisë për përballje me Covid 19, konkretisht për thyerje të orës policore, t’u hiqet dënimi me kundërvlerë prej 2000 € dhe në vend të kësaj gjobe t’u shqiptohet masë me të cilën personat e tillë do të realizojnë punë publike për një periudhë të caktuar kohore, pas kalimit të pandemisë.

Shkup, 1 maj 2020

AlternAtivA – Shkup