Alternativa vazhdon me Akademinë Politike

Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, fundjavën që shkoi ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike.
Këtë të shtunë ishte ligjërata e pestë me temë “Aktivizimi dhe menaxhimi i suksesshëm politik” nga Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi, dhe ligjërata e gjashtë me temë “Arsimi – Politika – Shoqëria” nga nënkryetari i AlternAtivA-s, profesori universitar Lulzim Aliu.
Ligjëratat online në Akademinë Politike vazhdojnë edhe javën e ardhshme.