Afrim Gashi: Urime 8 Marsin!

Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi, përveçse një kremte për të shprehur mirënjohje dhe falënderim ndaj grave, është edhe një rikujtim dhe freski e kujtesës për detyrimin e lartë që kemi ndaj grave, qofshin ato nëna, bashkëshorte, motra, kolege ose shoqe. Gratë nuk janë gjysma e shoqërisë. Ato janë krejt shoqëria. Sepse edhe pjesa tjetër e shoqërisë janë fryt i grave.
Kur flasim në këtë temë, për neve – si parti me përcaktim ideologjik të djathtë – gruaja është strumbullar i shoqërisë, sepse ne konsiderojmë se shoqëria zë fill pikërisht në familje, aty ky gruaja është një nga shtyllat më të rëndësishme për ndërtimin dhe kultivimin e saj. Prandaj, detyrimi ynë ndaj gruas, pos si një detyrim moral, është edhe detyrim politik dhe kjo na bën dyfish të ndërgjegjshëm që, pas 12 prillit, të shfaqim kujdes të veçantë për gratë.
Urime 8 Marsin!