Afrim Gashi mori pjesë në hapjen e shtabit lokal të AlternAtivA-s në Kumanovë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Skender Rexhepi – Zejdi, sonte mori pjesë në hapjen e shtabit lokal të AlternAtivA – dega Kumanovë. Gjatë takimit me aktivistët kumanovarë të AlternAtivA-s, Gashi foli mbi platformën zgjedhore të koalicionit Alternativa-ASH, duke kërkuar mobilizim maksimal të strukturave deri në fitoren e madhe të 12 prillit – dita e ndryshimit. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe nënkryetari i AlternAtivA-s, Admirim Haliti nga Kumanova. Ndryshe, për kryetar shtabi në Kumanovë u zgjodh Bashkim Murtezi.