Afrim Gashi u takua me Ambasadorin Francez në Shkup, z. Kristian Timonie

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Nafije Selmani, sot kanë realizuar takim me ambasadorin francez në vend, z. Kristian Timonie.
Gjatë takimit u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe rolin konstruktiv të shtetit francez në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, në takim u bisedua edhe mbi zgjerimin e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori francez, z. Timonie, e falënderoi kryetarin Gashi, për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.