Përfundoi me sukses ligjërata e këshilltarit amerikan, z. Jens Mueller

Sot, në hapësirat e restaurant “Bushi” në Shkup, përfundoi me sukses ligjërata e organizuar nga partnerët e koalicionit AlternAtivA-ASH, nga këshilltari i mirënjohur të ish-Presidentit Amerikan Bill Clinton, z. Jena Mueller.

Temë diskutimi ka qenë, Prezentim mbi raportet Globale të Tregtisë (90 minuta) dhe pyetje dhe përgjigje nga publiku (30 minuta).

Pjesëmarrës në këtë ligjeratë kanë qenë edhe përfaqësuesit e të dyja partive të koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA.