Afrim Gashi takohet me ambasadorin slloven në Shkup, z. Milan Jazbec

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, Njomza Imeri – Ismaili dhe Bejtulla Demiri, sot kanë realizuar një takim me ambasadorin slloven në Shkup, z. Milan Jazbec.
Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe procesin euro-atlantik të shtetit tonë.
Ambasadori slloven, z. Milan Jazbec, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit, si dhe përmbylljen e ratifikimit të protokollit të vendit në NATO.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.