Alternativa: Në zyrat tona u takuam me ASH-në për harmonizimin e programit zgjedhor

Sonte në selinë e Alternativës u zhvillua takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët. Sonte u fol për programin zgjedhor me të cilin do të garohet në zgjedhje dhe u diskutuan mundësitë e përpilimit të një programi të përbashkët, që do të jetë ofertë konkrete për qytetarët tanë në zgjedhjet e 12 prillit.
Këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme deri në finalizimin e këtij dokumenti.
Ndryshimi vjen më 12 Prill!