Mbrëmë u themelua Forumi i Gruas së AlternAtivA-s – dega Tetovë

Mbrëmë në zyrën e AlternAtivA-s në Tetovë u themelua Forumi i Gruas – dega Tetovë. Aty në mënyrë unanime para kuvendareve të degës së Tetovës, për kryetare të degës, u zgjodh znj. Mediha Demiri, e diplomuar në drejtimin Administratë Publike në Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL.