Sonte u themelua Forumi i Gruas së AlternAtivA-s – dega Butel

Sonte, në selinë qendrore të AlternAtivA-s në Shkup, u themelua Forumi i Gruas – dega Butel. Aty në mënyrë unanime para kuvendareve të degës Butel kryetare e degës u zgjodh tekst-shkruesja e mirënjohur nga Shkupi, znj. Senijate Nuhiu – Qafleshi.
Me këtë rast, para kuvendareve të Forumit të Gruas – dega Butel, fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi, dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm nga Buteli, Naser Curri – drejtor i “Vardar Film Maqedonia”.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari aktual i degës Butel të AlternAtivA-s, Samir Iseni, dhe anëtari i KQ të Alternativës dhe njëherazi edhe këshilltari i AlternAtivA-s në Komunën e Butelit, Dritan Ademi.