E përshëndesim nismën për “Llogaridhënie” të Kryetarit të Sarajit, Blerim Bexheti, mirëpo e pyesim a do të japë llogari për fshatrat të cilat ende nuk kan ujë të pijshëm dhe kanalizim, ku banorëve vazhdojnë t’u shkojnë faturat e pagesës për mirëmbajtjen e kanalizimit edhe atë duke i sanksionuar dhe shantazhuar nëpërmjet përmbaruesve (Izvershitellave)!
Prandaj kryetari i Komunës së Sarajit duhet të japë llogari dhe raport para sovranit dhe të gjithë banorëve të 23 fshatrave të cilat gravitojnë në Komunën e Sarajit, e jo para aktivistave, funksionarëve dhe kryetarit të partisë!
Kjo mund të jet gjithçka, por vetëm “llogaridhënie” JO.
11.01.2020
Alternativa – Dega Saraj