Afrim Gashi dhe Hysni Ismaili morën pjesë në hapjen e Pallatit të Kulturës “Shota” në Negotinë të Vrapçishtës

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, bënë hapjen solemne të Pallatit të Kulturës “Shota”, pas rikonstruimit të tij të plotë, në fshatin Negotinë të Vrapçishtit Pas hapjes solemne ministri Ismaili mbajti fjalim para banorëve të Vrapçishtes, duke folur mbi rëndësinë e objekteve kulturore në vend dhe zhvillimin e saj tek shoqëria shqiptare.